Izraeli njofton masa pas lëvizjes së palestinezëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë

Izraeli njofton masa pas lëvizjes së palestinezëve në

Izraeli njoftoi sot se do të vendosë një moratorium për disa aktivitete ndërtimore palestineze dhe përdorimin e fondeve palestineze për kompensimin e viktimave të akteve terroriste, duke iu përgjigjur një ankese të palës palestineze në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se masat janë një "reagim ndaj vendimit të Autoritetit Palestinez për të zhvilluar një luftë politike dhe ligjore kundër shtetit të Izraelit".

Javën e kaluar, pas një apeli të palestinezëve, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të nxjerrë një opinion mbi pasojat ligjore të pushtimit 55-vjeçar të territoreve palestineze nga Izraeli.

EMISIONET