Itali, burrë e grua gjenden të vdekur: Dyshohet se 50-vjeçari vrau gruan dhe më pas veten

Itali, burrë e grua gjenden të vdekur: Dyshohet se 50-vjeçari

Në Taranto , në dy pika të ndryshme të qytetit, u gjetën trupat e pajetë të  një burri dhe të një gruaje.

Sipas hetuesve, bëhet fjalë një vrasje dhe një vetëvrasje. 

50-vjeçari mund të ketë vrarë bashkëshorten e tij 52-vjeçare duke e mbytur dhe më pas dyshohet se është vetëvrarë në një apartament tjetër. 

Duket se gruaja kishte probleme shëndetësore, natyra e të cilave i nënshtrohet verifikimit.

Burri, Roberto Delli Sant I, nënoficer në Marinën, u gjet i varur në një vilë në zonën e San Vitos. 

Trupi i gruas, Silvia Di Noi , e cila me sa duket kishte një leckë në gojë, u gjet në shtëpinë e çiftit në Viale Virgilio. 

Alarmi u ngrit nga një djalë i cili nuk mund të kontaktonte me prindërit e tij dhe kishte frikë se diçka e rëndë kishte ndodhur. 

Në atë moment ai lajmëroi familjarët e tjerë të cilët shkuan në banesën në Viale Virgilio dhe zbuluan trupin e 52-vjeçarit.

 

 

 

EMISIONET