Ishte shtirur për vite me radhë si një prijës i lartë i Marinës Mbretërore, 65-vjeçari në Britaninë e Madhe shpallet fajtor

Pasi për vite me radhë ishte shtirur si admiral i Marinës Mbretërore një 65 vjeçar në Britaninë e madhe është vënë përpara drejtësisë. Ai merrte pjesë në ceremoni zyrtare me uniformë dhe medalje të rreme.

Ishte shtirur për vite me radhë si një prijës i lartë i

Një burrë 65-vjeçar në Britaninë e Madhe është shpallur fajtor pasi u zbulua se ishte shtirur për vite me radhë si një admiral i lartë i Marinës Mbretërore Britanike, duke marrë pjesë në ceremoni zyrtare përkujtimore pa pasur asnjë të drejtë.

Jonathan Carley, ish-mësues historie, kishte marrë pjesë në Remembrance Sunday në Uells, një eveniment shumë I rëndësishëm atje, ku ishte i veshur me uniformë të plotë detare, grada të rangut ADMIRAL I VËRTETË, medalje të rralla ushtarake dhe madje edhe një shpatë ceremoniale.

Ky rang është një nga më të lartët në Marinën Mbretërore dhe shumë pak persona e arrijnë atë.

Dyshimet nisën kur veteranë dhe ish-ushtarakë vunë re se Carley mbante një medalje jashtëzakonisht të rrallë, të quajtur Distinguished Service Order e cila zakonisht jepet për udhëheqje të jashtëzakonshme në operacione luftarake.

Për më tepër, uniforma e tij kishte gabime teknike që vetëm profesionistët i dallojnë.

Në ceremoninë e vitit 2025 në Llandudno, një nënoficer i Marinës Mbretërore e përballi Carley dhe i kërkoi identitetin. Sjellja e tij ngriti edhe më shumë dyshime, çka çoi në përfshirjen e policisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti uniformën, medaljet dhe shpatën.

Carley u akuzua sipas një ligji britanik që ndalon veshjen e uniformës ushtarake pa leje.

Sipas autoriteteve, ai është një nga vetëm tetë persona të ndjekur penalisht për këtë vepër në dhjetë vitet e fundit.

Në deklaratën e dhënë në polici, Carley tha se veprimet e tij ishin të nxitura nga dëshira për një ndjenjë përkatësie dhe vlerësimi.

EMISIONET