Ishte i varur nga Coca-Cola, 40-vjeçarit i hiqen 35 gurë në veshka

Ishte i varur nga Coca-Cola, 40-vjeçarit i hiqen 35 gurë në

Një burrë rreth të 40-ave në Indi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi mjekët i zbuluan plot 35 gurë në veshka. Shkaku? Konsumonte rreth 3 litra Coca-Cola çdo ditë për disa vite me radhë.

Kjo sasi e tepërt pije të gazuar dhe me përmbajtje të lartë sheqeri çoi në grumbullimin e gurëve prej kalcium oksalati në fshikëzën e tij.

Ekspertët shpjegojnë se përmbajtja e lartë e sheqerit dhe aciditeti në pijet e gazuara favorizon dehidratimin dhe çrregullon balancën e mineraleve në organizëm faktorë kyç në formimin e gurëve në veshka.

Rasti i tij shërben si një paralajmërim për pasojat serioze që mund të vijnë nga konsumi i tepruar i pijeve të gazuara, duke përfshirë probleme të rënda shëndetësore që kërkojnë trajtim kirurgjikal
See Translation

EMISIONET