Oficeri i policisë vr*t hajdutin që dyshohet që i vodhi celularin, kalimtarët: Hiqe dorën po e mb*t (VIDEO)

Oficeri i policisë vr*t hajdutin që dyshohet që i vodhi

Një oficer policie bashkiake jashtë detyrës po ndiqet penalisht për vrasjen e një të dyshuari si hajdut të martën në mbrëmje pranë Madridit. Oficeri e kapi viktimën nga fyti dhe e hodhi në tokë ku e mbajti për disa minuta deri kur erdhi policia.

Ngjarjet u filmuan në video ku dëgjohen zërat e njerëzve duke i kërkuar ta lëshojë, pasi rrezikon ta mbysë. Incidenti ndodhi në Torrejon de Ardoz, pranë kryeqytetit spanjoll pasi oficeri ndoqi viktimën që dyshohet se i kishte vjedhur telefonin celular.

"Do ta mbytësh burrin, me vullnetin e Zotit, hiqe dorën", thotë një qytetar, ndërsa një tjetër i kërkon ta lërë të lirë, pasi "nuk do të shpëtojë". Me të mbërritur, policia spanjolle zbuloi se burri nuk po merrte më frymë dhe thirri shërbimet e urgjencës, të cilat nuk mundën ti rikthenin frymën.

Pasi u arrestua dhe më pas doli para gjyqtarit hetues, oficeri i policisë u lirua nën masa kufizuese, njoftoi një gjykatë e Madridit, duke specifikuar se pasaporta e tij ishte konfiskuar dhe se ai duhet të paraqitet para gjykatës çdo të hënë.

Ai përballet me akuza për "vrasje nga pakujdesia". Raporti i parë mjeko-ligjor pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, thuhet gjithashtu në deklaratën e gjykatës.

EMISIONET