Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është dërguar në spitalin e Milanos.

Berlusconi, 86-vjeçar, u lirua nga spitali muajin e kaluar pas gjashtë javësh trajtim për një infeksion të mushkërive të lidhur me leukeminë kronike ‘mielomonocitare’ (CML).

Shëndeti i tij është përkeqësuar ndjeshëm viteve të fundit.

Ai ka pasur operacion në zemër në vitin 2016, derisa kishte pasur trajtime të shumta në spital që kur u infektua me COVID-19 tre vjet më parë.

EMISIONET