U kap rob në Mariuopol, foto tronditëse të ushtarit ukrainas pas lirimit

U kap rob në Mariuopol, foto tronditëse të ushtarit ukrainas pas

Ushtari ukrainas Mykhailo Dianov ishte një nga 205 militantët nga uzina e çelikut Azovstal, të cilët u shkëmbyen me 55 të burgosur rusë të mërkurën mbrëma.

Dianov qëndroi në robërinë ruse për katër muaj.

Megjithatë, imazhet e tij të postuara në rrjetet sociale përshkruajnë tmerret e luftës.

Më konkretisht, po qarkullojnë dy foto që tregojnë se si ka qenë ai para dhe pas kapjes nga ushtria ruse.

Në të parën shihet Dianov i veshur me uniformën e tij duke buzëqeshur dhe duke bërë shenjën e fitores me dorë.

Në të dytën, ai duket të jetë jashtëzakonisht i dobësuar, me gërvishtje, mavijosje dhe "një krah i plagosur, i mungojnë 4 centimetra kockë", siç raportohet nga faqja ukrainase The Kiev Indent.

Dianov u kthye në Chernihiv dhe u shtrua në një spital për të marrë trajtim mjekësor dhe u ribashkua me familjen dhe miqtë e tij.

Në të njëjtën kohë, përdoruesit e internetit i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje ndërsa ka pasur nga ata që janë tronditur nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Gazetari ukrainas Ostap Yarysh shkroi: “Mykhailo Dianov, një muzikant dhe ushtar ukrainas u lirua së fundmi në një shkëmbim të burgosurish. Në foton e parë shohim se si ishte gjatë rrethimit të Azovstal dhe në të dytën pas kapjes së tij nga rusët. Nuk kam fjale. E frikshme”.

U kap rob në Mariuopol, foto tronditëse të ushtarit ukrainas pasU kap rob në Mariuopol, foto tronditëse të ushtarit ukrainas pasU kap rob në Mariuopol, foto tronditëse të ushtarit ukrainas pas

EMISIONET