I nxehti përvëlues pushton Polonin, temperaturat arrijnë deri në 40.5°C
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2026, 19:49

Vala e të nxehtit që ka pushtuar globin po sjellë dëme të mëdha shëndetësore te njerëzit dhe në mjedis, temperaturat e larta kanë arritur ekstremin në shumë vende evropiane.
Mësohet se Polonia ka thyer rekord të temperaturave të larta duke regjistruar 40.5°C. Sipas institutit meteorologjik IMGW, qyteti i Slubice theu rekrdin e të gjitha kohërave.
Ndërkohë, Republika Çeke regjistroi sot një rekord të ri temperature prej 41.1°C në Doksany, në veri të Pragës.

