I akuzuar për vrasjen e 11 personave, arrestohet vrasësi serial në Nju Jork
Një burrë është arrestuar në shtetin e Nju Jorkut i dyshuar për një seri vrasjesh të kryera të paktën një dekadë më parë. Viktimat e vrasësit serial ishin kryesisht punonjëse seksi, trupat e të cilëve u gjetën në një plazh të Long Beach.
Njëmbëdhjetë mbetje u gjetën në 2010 dhe 2011 në një zonë të izoluar të plazhit Gilgo, rreth 40 milje (64 km) në lindje të Nju Jorkut. Vrasjet më pas kishin tronditur mbarë vendin.
Zyra e Sherifit të Qarkut Suffolk tha se një burrë u arrestua si i dyshuar të enjten mbrëma. Ai nuk e bëri të ditur identitetin e tij, duke thënë vetëm se një juri e madhe pritet ta padisë këtë pasdite.
Duke cituar një zyrtar të zbatimit të ligjit, televizioni NBC raportoi se i dyshuari është Rex Heuerman, një arkitekt 59-vjeçar nga Massapiqua, një qytet rreth 20 minuta me makinë nga plazhi Gilgo. Të njëjtin emër përmend edhe New York Times.
Disa nga viktimat u gjetën të mbështjellë me thasë. Pesë prej trupave u zbulua se ishin ato të punonjësve të seksit të zhdukur që kërkonin klientë në internet, duke përfshirë shërbimin e klasifikimeve Craiglist.
Eshtrat i përkisnin nëntë grave, një burri dhe një vajze të mitur. Policia beson se ky person është përgjegjës për të gjitha vrasjet.