Hidhet nga kati i 14 inxhinieri i Google në Manhatan, gjurmët e tij të gishtave u gjendën në...
Një inxhinier softuerësh që punonte për Google mori jetën e tij në selinë qendrore të kompanisë në New York të enjten mbrëma. 31-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, rreth orës 23:30 është hedhur nga kati i 14-të.
Policia, nga ana tjetër, mori thirrje për një burrë të gjetur pa ndjenja pranë ndërtesës së gjigantit të teknologjisë. Menjëherë më pas, autoritetet njoftuan se burri kishte vdekur.
Deri më tani nuk është gjetur asnjë shënim apo video e të riut duke njoftuar për aktin e tij. Zyrtarët e sigurisë gjetën gjurmët e gishtave të 31-vjeçarit në tarracën e katit të 14-të.