Granatime në mes të rrugës, sulm rus ndaj ekipit të BILD në Ukrainën lindore

Granatime në mes të rrugës, sulm rus ndaj ekipit të BILD

Grupi i xhirimit të Bild ka rënë pre e një sulmi në Ukrainë. Reporteri i BILD Paul Ronzheimer, së bashku me fotografin Giorgos Moutafis dhe Vadim Moissenko u qëlluan në mesditë në rrugë ndërsa po largoheshin nga Lysytschansk, i cili ishte pothuajse i rrethuar nga ushtria ruse. Pati disa shpërthime.

Të tre janë të padëmtuar, një dritare e makinës është shkatërruar nga një shpërthim.

Trupat ruse janë aq afër qytetit të Lysychansk sa gazetarët që duan të raportojnë nga qyteti, civilët që ikin dhe ushtria ukrainase, përdorin një rrugë të veçantë.

Granatime në mes të rrugës, sulm rus ndaj ekipit të BILD

Është e paqartë nëse gazetarët ishin në shënjestër konkretisht. Rruga drejt Lysychansk ka qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve në javët e fundit. Një gazetar francez u vra nga bombardimet pranë Lysychansk dy javë më parë.

 “Sulmi tregon edhe një herë se ushtria ruse nuk bën dallim mes objektivave ushtarake dhe civilëve, por thjesht bombardon gjithçka” tha Ronzheimer.

Dhjetëra reporterë kanë vdekur që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë. 

EMISIONET