GJYSMA E POPULLIT NË SHESH/ Papa Françesku mban meshë për rreth 600 mijë njerëz në Timorin Lindor
Rreth 600 mijë njerëz, në Timorin Lindor, vlerësohet se morën pjesë në meshën e drejtuar nga Papa Francesku në një park të cilësuar sinonim të luftës për pavarësi.
Turma përbën rreth gjysmën e popullsisë së vendit aziatik çka e bën progresivisht një ndër grumbullimet më masive gjatë vizitës së një pape.
Njerëzit mbërritën që në orët e para të mëngjesit dhe pritën për të tëra mes diellit e temperaturave të larta për të parë apo prekur kreun e Kishës Katolike.
Disa thanë se kishin urdhëruar për qindra kilometra.
Shumë ishin të rinj apo fëmijë bashkë me prindërit, ccka u vlerësua nga dhe Papa.
“Sa e mrekullueshme që ka kaq shumë fëmijë!”, tha Françesku gjatë predikimit të tij.
"Në të vërtetë, ju jeni një vend i ri dhe ne mund të shohim çdo cep të tokës tuaj të mbushur me jetë.", shtoi ai
Vizita e Papa Franceskut vjen 35 pas asaj të Papa Gjon Palit që vlerësohet se i dha shtysë përpjekjes për pavarësi.
Ish kolonia portugeze që shpalli pavarësinë nga Indonezia, më 2002, Timori Lindor konsiderohet si shteti më katolik në botë, pas Vatikanit.
Gjatë meshës dhe takimeve Papa Françesku pranoi se vendi edhe "sfida të reja për t'u përballuar e probleme të reja për t'u zgjidhur", përfshirë emigracionin; varfërinë, veçanërisht në zonat rurale; abuzimin me alkoolin; dhe formimin e bandave të të rinjve.
Vizita e kreut të kishës Katolike në timorin Lindor ishte pjesë e një turi që ai zhvilloi në disa vende aziatike