Gjermania thërret ambasadorin rus pas arrestimeve për spiunazh

Gjermania thërret ambasadorin rus pas arrestimeve për spiunazh

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka thirrur ambasadorin rus pas arrestimit të dy shtetasve gjermano-rus të dyshuar për planifikimin e sulmeve sabotuese, duke përfshirë objektet ushtarake amerikane, në Gjermani, raporton Bild.

Gjermania është bërë një nga furnizuesit më të mëdhenj të ndihmës ushtarake të Kievit që nga fillimi i luftës dhe është një objektiv kryesor për operacionet e spiunazhit rus, sipas autoriteteve në Berlin.

“Autoritetet tona të sigurisë kanë parandaluar sulme të mundshme shpërthyese që kishin për qëllim të synonin dhe minonin ndihmën tonë ushtarake për Ukrainën”, tha më herët Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

“Është një rast veçanërisht i rëndë i aktivitetit të supozuar të spiunazhit për regjimin kriminal të Putinit”.

Kremlini më herët mohoi të kishte njohuri për arrestimet, shkruan Skynews.

EMISIONET