GJERMANI – SPD kërkon strehimin e fëmijëve nga Gaza

GJERMANI – SPD kërkon strehimin e fëmijëve nga Gaza

Një anëtare e lartë e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) u bashkua sot me thirrjet që Berlini të strehojë përkohësisht fëmijë të plagosur nga Rripi i Gazës.

“Po shohim që disa nga vendet partnere evropiane kanë ndërmarrë nisma për të evakuuar fëmijë dhe për t’u kujdesur për ata që janë të plagosur rëndë”,  tha sekretarja e SPD-së, Derya Türk-Nachbaur, për transmetuesin “RTL/ntv”.

Ajo përmendi Norvegjinë dhe Italinë si shembuj. “Ka edhe shumë vende të tjera që i janë bashkuar kësaj nisme”, shtoi ajo, duke i bërë thirrje qeverisë gjermane të veprojë në të njëjtën mënyrë dhe të pranojë fëmijë nga Gaza.

Türk-Nachbaur kujtoi se Gjermania ka pranuar fëmijë ukrainas gjatë pushtimit të vazhdueshëm nga Rusia, duke argumentuar se vendi është tashmë i përgatitur për të ofruar kujdes mjekësor.

Thirrjet ndaj Berlinit për veprim më vendimtar janë shtuar në mes të zemërimit ndërkombëtar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, që sipas ekspertëve ndodhet në prag të urisë pas gati 22 muajsh të fushatës ushtarake izraelite, e nisur pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Tre qytete gjermane, Hanoveri, Dyseldorfi dhe Boni,  njoftuan se planifikojnë të strehojnënë fëmijë nga Gaza dhe Izraeli që janë veçanërisht të traumatizuar apo të pambrojtur.

Por, Turk-Nachbaur pranoi se disa çështje duhet të zgjidhen me Izraelin përpara se të bëhet evakuimi i fëmijëve nga Gaza.

“Na duhen korridore të sigurta, duhet të organizojmë transportin me autoambulanca dhe na nevojitet fillimisht miratimi nga pala izraelite”, theksoi ajo. 

EMISIONET