Gjermani/ Konfirmohen me Omicron 4 persona të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19

Gjermani/ Konfirmohen me Omicron 4 persona të vaksinuar plotësisht

Katër persona në Gjermaninë jugore rezultuan pozitivë për variantin e koronavirusit Omicron, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 , thanë autoritetet shëndetësore të shtetit Baden-Württemberg.

Tre nga pacientët ishin kthyer nga një udhëtim pune nga Afrika e Jugut më 26 dhe 27 nëntor, ndërsa  i katërti është i afërm i njërit prej të infektuarve nga Afrika e Jugut.

“Të katër janë plotësisht të vaksinuar. Analiza e bërë nga shërbimi shëndetësor shtetëror konfirmoi se të gjithë janë infektuar nga lloji i ri i virusit”, theksuan autoritetet shëndetësore, duke shtuar se të katër po shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit dhe janë vendosur në karantinë.

EMISIONET