Gjendet diamanti i tretë më i madh në botë

Debswana, një kompani diamanti në Botsvana, Afrikë tha se kishte gjetur një gur 1,098 karat të përshkruar si i treti për nga madhësia i këtij lloji në botë.
Diamanti, i gjetur në 1 qershor, iu tregua Presidentit Mokgweetsi Masisi në kryeqytetin Gaborone.
"Është një gur i rrallë dhe i jashtëzakonshëm," tha Lynette Armstrong, drejtoreshë menaxhuese e Debswana.
"Kjo sjell shpresë për kombin e trazuar."
Diamanti është gjithashtu më i madhi i gjetur ndonjëherë në historinë e kompanisë, një ndërmarrje e përbashkët midis qeverisë dhe gjigantit të diamantit De Beers.
Diamanti më i madh në botë është Cullinan, 3,106 karat dhe është zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905, i ndjekur nga Lesedi La Rona, prej 1,109 karat, sa madhësia e një topi tenisi, u gjet në 2015 në Karowe, në veri Lindje në Botsvana, një udhëheqës afrikan në prodhimin e këtyre gurëve të çmuar, shkruan Ansa.


