Makina del nga rruga në Fier, humb jetën 56-vjeçari

Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Cakran-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, ku shtetasi Gramoz Aliaj , duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga.

 

EMISIONET