Futbolli që shkaktoi skandal diplomatik, Amsterdami ndalon protestat për tri ditë
Amsterdami ka vendosur të ndalojë protestat për tre ditë. Shkak u bënë përleshjet mes tifozët izraelitë të cilët u rrahën dhe u plagosën në përleshjet e dhunshme në qytet gjatë natës të së enjtes. Ngjarjet autoritetet holandeze i dënuan si anti-semitike.
Policia holandeze tha se kishte nisur një hetim pas ndeshjes së futbollit të Ligës së Evropës mes Maçabi Tel Aviv të Izraelit dhe skuadrës holandeze Ajax.
Kryebashkiaku i Amsterdamit, Femke Halsema, tha se kriminelët me skuter kontrolluan qytetin në kërkim të mbështetësve të Maçabi-t duke i goditur kudo ku i shikonin.
Autoritetet thanë se pesë tifozët izraelitë të futbollit të lënduar kanë dalë nga spitali ndërsa 30 të tjerë morën demtime të lehta. Në total, 63 persona u arrestuan dhe 10 mbeten në paraburgim, tha policia.
Pas kësaj Amsterdami nisi të zbatojë disa masa shtesë sigurie
Do të ketë edhe një prani të përforcuar të policisë.
Kryebashkiaku njoftoi gjithashtu ndalimin e “veshjeve që mbulojnë fytyrën” dhe “mbajtjes së objekteve” që mund të çojnë në çrregullime të rendit publik.
Policia ka thënë se atmosfera në stadium ishte relativisht e qetë dhe tifozët u larguan pa incidente pasi Ajax fitoi ndeshjen 5-0, por gjatë natës u raportuan përleshje të ndryshme në qendër të qytetit.
Pas incidentit të Amsterdamit, disa njerëz në Francë kanë kërkuar që ndeshja e javës së ardhshme ndërmjet ekipeve kombëtare të futbollit francez dhe izraelit të zhvendoset