Gjykata shtyn të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Gjykata në SHBA ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020.
Gjykatësja Tanya Chutkan miratoi të premten kërkesën e prokurorit të posaçëm Jack Smith që drejtonte hetimin.
Ekipi i Smith shprehet në kërkesë se i duhet “kohë për të vlerësuar rrethanat e pa hasura më parë dhe të përcaktojë drejtimin e duhur për hapat e ardhshëm, në përputhje me politikën e Departamentit të Drejtësisë”.
Sipas politikës së Departamentit të Drejtësisë, nuk mund të ngrihen akuza ndaj presidentëve në detyrë.
Gjykatësja Chutkan i ka udhëzuar prokurorët të paraqesin propozimin e tyre deri më 2 Dhjetor, për mënyrën se si mendojnë se duhet vepruar për çështjen.
Në Korrik, Gjykata e Lartë vendosi se ish-presidentët kanë imunitet të gjerë nga ndjekja penale dhe ia riktheu çështjen gjykatëses Chutkan-it, që ajo të përcaktojë se si mund të vazhdojë çështja ndaj ish-presidentit.
Avokatët e Trump ishin planifikuar t’i përgjigjeshin deri më 21 Nëntor argumentit të prokurorit Smith, që parashtronte se çështja mund të vazhdonte ende, pasi shumica e aktiviteteve për të cilat Trump akuzohej ishin në rolin e tij si kandidat për rizgjedhje, jo si president.
Më 6 Janar 2021, Trump dhe mbështetësit e tij akuzohen nga prokurori u përpoqën të pengonin marrjen e presidencës nga Joe Bideni. Mbi 1000 mbështetës të Trumpit janë dënuar për pjesëmarrjen e tyre në trazira.