Frikë në Los Angeles, familjarët e dy modeleve të vrara japin alarm: Ka një vrasës serial

Gjetja e dy modeleve pa jetë ka ngritur alarmin për një vrasës serial në Los Angelos. Vajzat janë gjetur pa jetë në nëj distancë 5 kilometër nga njëra-tjetra. Kanë qenë familjarët që ngritën shqetësimin pasi të rejat nuk iu përgjigjeshin mesazheve dhe telefonatave

Frikë në Los Angeles, familjarët e dy modeleve të vrara

Dy modele të gjetura të pajetë në Los Angelos kanë ngritur dyshimet për një vrasës serial. Bëhet fjalë për Nikki Coats dhe Malisa Mooney, 32 e 31 vjeçare të cilat janë vrarë vetëm 5 kilometër larg njëra-tjetrës.

Kanë qenë familrajët e Coats që kanë zbuluar trupin e pajetë në 10 shtator dy ditë pasi ajo nuk I ishte përgjigjur mesazheve që ata I kishin nisur. Vedkja e vajsës ishtë konsideruar e dyshimtë e për konkluzionin përfundimtar do të pritet raporti I mjekut ligjor. Vetëm dy ditë më pas, në një apartament luksoz u gjet e vrarë dhe Mooney.

Edhe në këtë larst kanë qenë mesazhet në cellular, apo mungesa e tyre për rreth një javë që kanë vënë në alarm familjarët.

Është një kriminel në qarkullim ishte alarmi që ka dhënë tezja e Nikkit. Ishte pikërisht ajo që ka zbuluar ngjarjen, edhe pse nga policia ende nuk është thënë se bëhet fjalë për vrasje.

Në mesazhin e fundit të modeles thuhej se ishte duke dala në një pritje gala. Dua përgjigje, dua të di se përse ka vdekur vajza ime. Niki nuk kishte armiq, shprehet nëna e saj Sharon Coats

Edhe Malisa ishte modele, por punonte edhe si agjente imobiliare dhe ishte zhvendosur vetëm prej një muaji në apartamentin ku u gjet e pa jetë.

Pas shqetësimit të familjarëve policia ndërhyri në banesën e saj në 12 shtator ku e ka gjetur e pajetë, por e pa sqaruar se prej sa kohësh ishte vrarë.

EMISIONET