Charles III vizitë në Francë/ Qytetarët: Nuk na intereson, Ai nuk e zëvëndëson dot Elizabeth

Mbreti Charles III  nisi vizitën tri ditore në Francë, ku në fokus të axhendës do të ketë diskutime për cështje nga Lufta në Ukrainë tek ngrohja Globale. Vizita shihet si një mundësi për rindërimin e lidhjeve politike, qytetarët francezë nuk kanë të njëjtin pëlqim që kishin për Mbretëreshën Elizabeth

Charles III vizitë në Francë/ Qytetarët: Nuk na intereson,

Mbreti Charles III fillon vizitën shtetërore, tre ditore në Francë, e shtyrë nga Muaji Mars për shkak të traziarave që përfshinë parisin

Monaku do të pritet nga presidenti Macron dhe agjenda parashikon diskutime për ngrohjen globale, luftën në Ukrainë dhe çështjen e emigracionit.

Teksa politikisht kjo visit shihet si një shans për të rindërtuar lidhjet midis dy vendeve, qytetarët francëz, duke folur për mediat vendase, nuk kanë treguar asnjë interes për këtë vizitë

Disa parizienë thanë se nuk u bënë përshtypje dhe iu mungon Mbretëresha Elizabet.

“Epo, nuk e dija që do të vinte, por vërtet nuk më intereson. Mendoj se që kur Mbretëresha Elizabeth II vdiq, familja mbretërore nuk është aq e rëndësishme sa ishte. Mbreti Charles nuk është aq simbolik sa Elizabeta, kështu që nuk ka shumë rëndësi nëse ai vjen apo jo.”

Charles dhe mbretëresha Camilla priten nga kryeministrja Elisabeth Borne në aeroportin Paris-Orly. Më pas priten nga në një ceremoni nga presidentit Macron dhe gruaja e tij, Brigitte.

Në Britani, sondazhet tregojnë se Charles III është më pak i popullarizuar se nëna e tij, e cila u mbështet fuqishëm nga një shumicë dërrmuese e publikut.

Shumica kanë ende një opinion pozitiv për mbretin e ri, me një anketë të YouGov të publikuar në Shtator, që tregon se 60% kishin një pikëpamje positive për të krahasuar ndërsa 32% kishin mendim negativ.

EMISIONET