FOTO/ Vajza me bikini e mbuluar me çokollata, fotografia që ndezi reagime për resortin me 4 yje në Itali

FOTO/ Vajza me bikini e mbuluar me çokollata, fotografia që ndezi

Një grua me bikini qëndron e shtrirë mbi tavolinë, me trupin e mbuluar me çokollatë. Kjo ishte panorama që u ofrohej pushuesve në një resort luksoz në Italisë. Ishte një turist ai që postoj foton në profilin e tij, ku i indinjuar thotë se “trupi femëror është shfaqet si objekt”. Të menjëhershme kanë qenë reagimin në rrjet, teksa njerëzit kritikojnë zgjedhjen e resortit.

E veshur me bikini dhe e mbuluar me çokollatë, është ky imazhi i një gruaje në një restorantin Italian, mbi një tavolinë. Ajo nuk është një statuj, është një puntore dhe është aty për të kënaqur kënaqur syrin djallëzor të dikujt tjetër. Kjo mënyr zgjedhje nga restoranti ka shkaktuar furtunë reagimesh, për resortin me 4 yje.

Episodin e ka denoncuar një menaxher italian, i cili kishte shkuar për pushime në këtë resort së bashku me familjen e tij. Ai thotë se u ndje në siklet nga komenti i vajzës së tij 14-vjeçare, e cila shprehu pakënaqësinë kur pa një vajza me bikini të mbuluar me çokollatë. Denoncuesi thotë se u ankua tek stafi i hotelit për këtë imazh, dhe sipas tij, i thanë se është “një statujë çokollate”.

Federico Mazzieri, është personi që denoncoi në rrjetet sociale këtë episod, shprehet i zhgënjyer me hotelin kur thotë se si ka mundësi që trupi i femrës të përdoret si objekt.

“Kam mbetur pa fjalë kur kam parë këtë skenë. Çfarë mendojnë menaxherët e Alpitour për këtë përfaqësim të trupit të femrës? Si i lejoni këto sjellje në strukturat tuaja, ku trupi i një gruaje, i një punëtoreje barazohet me një enë për të kënaqur syrin djallëzor të dikujt”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Postimi nuk kaloi pa u vënë re dhe menjëherë ngjalli valë reagimesh negative në rrjetet sociale, ku nisën polemikat ndaj hotelit që shfrytëzon trupin e një gruaje si karrem për të tërhequr një klientelë të caktuar. Por nuk mungoi as reagimi nga vetë hoteli, që i kërkoi falje Federico Mazzieri dhe familjes së tij, duke thënë se ndihen të keqardhur për incidentin dhe se nuk kanë pasur asnjë qëllim dashakeq.

FOTO/ Vajza me bikini e mbuluar me çokollata, fotografia që ndezi

EMISIONET