"Shkëmbinjë puthës" drejt shembjes, ishulli në Vietnam vizitohet nga 4 milionë turistë

"Shkëmbinj puthës" ikonë të Vietnamit, janë në rrezik të shembjes. Shkak është lëvizja e pakontrolluar e anijeve dhe peshkimi i paligjshëm. Ekspertet kanë lajmëruar se shkëmbinjë kanë krijuar një çarje të thellë, dhe mund të shëmben, nëse nuk merren masa për ti ruajtur ato.
Të ngritur nga gjiri, ata duken sikur preken ose "puthen" dhe janë shumë të njohura për vizitorët, duke tërhequr 4 milionë turistë në vitin.
Por ekspertët paralajmëruan në një raport të muajit korrik se rritja e nivelit të detit dhe anijet e peshkimit që udhëtojnë shumë afër po shkaktojnë gërryerjen e shkëmbinjve. Instituti i Gjeoshkencave dhe Burimeve Minerale të Vietnamit në një reagim thotë tha se peshkimi i paligjshëm dhe turizmi i parregulluar po ndihmonin në përshpejtimin e erozionit të shkëmbinjve.
Ekspertët vëzhguan çarje të thella që kalonin shkëmbinjtë, duke paralajmëruar se ato mund të shemben nëse nuk ndërmerren veprime për t'i ruajtur ato.
Raporti u kërkoi zyrtarëve të prezantojnë rregulla të reja në gji, duke përfshirë kufizimin e shpejtësisë së anijeve që kalojnë përmes tij. Peshkatarët vendas duhet gjithashtu të inkurajohen që të shmangin peshkimin rreth shkëmbinjve për të reduktuar dyndjen, e po ashtu mund të behet dica për ta ruajtur psh çimentoja mund të futet në të çara në ishull për të mbështetur themelet e tij, shtoi raporti.


