Falsifikoi vdekjen për të përfituar 1 milion euro, gruan gjermane e nxjerr zbuluar qeni

Një grua gjermane është arrestuar në Majorca për mashtrim. Ajo dyshohet se ka trilluar vdekjen e saj për të përfituar para.
Gruaja 47-vjeçare, e arrestuar nga policia spanjolle, dyshohet të ketë përvetësuar rreth 1 milion € nga firma gjermane e energjisë diellore ku ajo punonte, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Detektivët privatë të punësuar nga firma nuhatën në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo zotëronte një qen qimedredhur "gjigant".
Është pikërisht qeni i saj, racë e rrallë që do të çonte kompaninë të binin në gjurmët e saj.
Pas arrestimit 47 vjeçarja ka pranuar se ka falsifikuar vdekjen e saj.
Detektivët e gjurmuan atë në një vilë elegante në Santa Ponça pasi panë një burrë që ecte me një qen qimedredhur, e cila nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.
Të mërkurën, policia në Majorca konfirmoi detajet të cilat fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale Diario de Mallorca.
Historia filloi në nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma, Majorca.
Por dyshimet u ngritën në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë në mars 2020.
Policia e cituar nga Diario de Mallorca tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false, raporton BBC.

