E rëndë në Itali/ Përplas me makinë patrullën dhe sulmon me thikë policin, kolegët e tij ekzekutojnë agresorin shqiptar me 4 plumba. EMRI

E rëndë në Itali/ Përplas me makinë patrullën dhe

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Padova të Italisë.

Gazetarja Alba Kepi raporton për “Ora News” se policia italiane ka ekzekutuar 55-vjeçarin Haxhi Çollaku, pasi ky i fundit nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për t’u dorëzuar, pas sulmit me automjet dhe më pas me thikë ndaj një efektivi të patrullës së policisë.

 

Dinamika e ngjarjes

Policia italiane në njoftimin e saj për mediat bën me dije se 55-vjeçari Haxhi Çollaku pasi aksidentoi me automjet një punonjës policie tentoi më pas ta plagoste me thikë

Dhe pikërisht në këtë moment kanë ndërhyrë efektivët e patrullës së policisë, të cilët kanë hapur zjarr ndaj shqiptarit.

Nga përdotrimi i armëve, Çollaku ka marrë 4 plumba në trup e në gjymtyrë dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë në spital.

Prokuroria e Padovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i polisisë së Padovas

Pak pas orës 14:00 një patrullë nga reparti Radiomobile e Kompanisë Karabiniere të Padovës ndërhyri pas një telefonate në Vicolo Castelfilardo, ku një banore kishte sinjalizuar në rrugë praninë e ish-partnerit të saj nga i cili ishte ndarë prej vitesh dhe që e kishte denoncuar për deklaratat e tij ngacmuese.

Pas sinjalizimit forcat e policisë identifikuan shtetasin në një furgon blu duke e paralajmëruar të largohej.

Pas një manovre me retromarshë 55-vjeccari sulmon patrullën e policisë duke plagosur një nga oficerët e policisë.

Shqiptari më pas doli nga makina duke qëlluar me thikë një nga policët e plagosur, i cili ishte rrëzuar në tokë.

Në ato momente, kolegu tjetër duke i drejtuar armën e shërbimit kundër 55 vjecarit e ka urdhëruar të ndalojë dhe kur nuk ka pasur zgjidhje tjetër, për t'i shpëtuar jetën kolegut ka qëlluar me 4 të shtëna me pistoletë që kanë tërhequr agresorin. Plumbat e kanë marrë në trup dhe në gjymtyrët e poshtme.

I transportuar në spital, shtetasi shqiptar Haxhi Collaku, 55-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici i aksidentuar ndodhet ende në spital për shkak të plagëve të rënda në gjymtyrët e poshtme.

Hetimet koordinohen nga Prokuroria Publike e Padovës me prokurorin në detyrë.

E rëndë në Itali/ Përplas me makinë patrullën dhe

alba kepi haxhi Çollaku itali

EMISIONET