"E përgjëruam të mos na vriste" por grabitësi e mbyti, krimi që tronditi Greqinë

"E përgjëruam të mos na vriste" por grabitësi e

Doli, sot,raporti mjekoligjor i vajzës 20-vjeçare me origjinë britanike, që u vra në banesë, pranë krevatit të foshnjës së saj një vjeçare, në Glyka Nera të Greqisë, me krimin që tronditi mëngjesin e djeshëm shtetin fqinj.

Sipas raportit mjekoligjor, vdekja e së resë ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

I tronditur nga ndodhia, bashkëshorti i vajzës  thotë që mos i ndodhtë asnjë njeriu, kurrë,një tragjedi e tillë.

"Mos i ndodhtë kurrë asnjë njeriu. Policët e dinë mirë punën e tyre, do i kapin. Atë që kalova unë, familja ime dhe familja e gruas sime, mos e kaloftë kurrë asnjë. Ne iu përgjëruam që mos të na vrisnin, ia treguam dhe vendin e parave."

 

Vrasësi i vajzës fatkeqe ia bllokoi frymën me copa lecke, duke e shtypur vajzën në mënyrë të dhunshme dhe duke ia shtrënguar gojën me pëllëmbën e duarve. Në fakt, siç rezulton, në të njëjtën kohë me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi i bllokoi hundën. Kështu, vajza nuk mund të merrte frymë, duke humbur jetën në mënyrën më të dhunshmne të mundur, raporton CNN Greece.

Mësohet se tre burrat kanë hyrë në apartament, ku e reja me bashkëshortin dhe foshnjen e tyre banonin.  Bashkëshorti i viktimës u gjet i lidhur në një karrige në kuzhinën e shtëpisë. Pasi kriminelët u larguan, burri arriti të njoftojë policinë. Fatmirësisht foshnja është mirë me shëndet.

Pak para vrasjes tragjike, kriminelët vranë qenin e familjes, duke e varur në mënyrë barbare.

Sipas raportit të policisë, tre autorë, të veshur me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Burri i gruas fatkeqe, pilot me profesion, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 15 mijë eurosh, e cila u grabit nga autorët e krimit.

 

EMISIONET