Dy të rinj në Austri ndjekin të moshuarën dhe .../ Avokati: U tallën me të

Dy të rinj në Austri ndjekin të moshuarën dhe .../ Avokati:

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur pas përdhunimit të një pensionisteje austriake e cila u sulmua në nëntor të vitit të kaluar teksa ecte me qenin e saj. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona shtetas të Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë.

Dy të dyshuarit e kanë kapur dhe e kanë futur me forcë në veturë 74-vjeçaren e më pas e kanë detyruar të kryejë seks oral. E moshuara ishte duke ecur në rrugën e saj të zakonshme në Traiskirchen, më 30 nëntor kur papritur u tërhoq nga dy persona në makinë.

Ajo nuk e dinte se çfarë po ndodhte dhe ata e kishin detyruar të kryente seks oral me ta. E moshuara ka rezistuar dhe njëri nga të dyshuarit i ka tërhequr flokët dhe e ka goditur me shuplakë. Avokati i të moshuarës, Raimund Schuler, tha se ata fillimisht e pyetën sa vjeç ishte dhe ajo, duke shpresuar se do të lirohej, tha se ishte 76 vjeç në vend të 74. Megjithatë, një nga të dyshuarit vetëm me shaka u përgjigj se nuk ka problem pasi ajo nuk mund të mbetet shtatzënë.

Kalimtarët dëgjuan ulëritjet e të moshuarës dhe reaguan menjëherë duke njoftuar policinë. patrullë policie. Avokati i të moshuarës tha se të dy të rinjtë 21 dhe 29 vjeç ishin nën ndikimin e lëndëve narkotike.

EMISIONET