Deklaroi se ka nën kontroll 80% të territorit të Bakhmutit, Ukraina e mohon: Fjalët e Wagner nuk korrespondojnë me realitetin

Deklaroi se ka nën kontroll 80% të territorit të Bakhmutit,

Ukraina mohoi deklaratën e grupit të mercenarëve rusë, Wagner se po kontrollon më shumë se 80% të territorit të Bakhmutit.

Përfaqësuesi i Komandës Lindore të Forcave të Ukrainës, Serhii Tserevaty, i quajti të pavërteta pretendimet e themeluesit të organizatës mercenare ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin, se forcat ruse kontrollojnë më shumë se 80% të territorit të Bakhmutit.

Në një intervistë për CNN, Tserevati komentoi deklaratat e fundit të Prigozhin për situatën në Bakhmut. Themeluesi i Wagner deklaroi se “në Bahamut një pjesë e madhe e tij, më shumë se 80%, është nën kontrollin tonë, duke përfshirë të gjitha qendrat administrative, fabrikat, administratën e qytetit”.

“Kjo deklaratë e Prigozhin nuk korrespondon me realitetin,” tha Tserevati për CNN. “Sapo rashë në kontakt me komandantin e njërës prej brigadave që mbrojnë qytetin. Mund të them me siguri se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kontrollojnë një përqindje shumë më të madhe të Bahmutit.”

Tserevati nuk specifikoi se sa përqind e territorit të qytetit zotëron Pirgozin.

“Prygozhin i duhet të tregojë të paktën një fitore në qytet. Ata janë përpjekur ta marrin për nëntë muaj rresht, prandaj ai po bën deklarata të tilla,” tha një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

EMISIONET