Britania: Fotot e fëmijëve në internet mund të keqpërdoren

Britania: Fotot e fëmijëve në internet mund të

Prindërit janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur publikojnë fotografi të fëmijëve të tyre në internet, pasi ato mund të përdoren nga kriminelët për të krijuar imazhe abuzive me ndihmën e inteligjencës artificiale (IA).

Paralajmërimi është bërë nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), i cili ka publikuar udhëzime të reja për mbrojtjen e fëmijëve nga rritja e përdorimit të imazheve abuzive të krijuara me IA.

Sipas NCA-së një shkollë në Britaninë e Madhe u bë objektiv i grupeve kriminale, të cilat morën fotografi publike të nxënësve dhe i përdorën për të krijuar imazhe me përmbajtje seksuale përmes teknologjisë IA. Më pas, autorët kërcënuan se do t’i publikonin ato nëse nuk paguhej një shumë parash..

EMISIONET