Basha shpjegon si do të realizohet konfiskimi i aseteve ruse pas miratimit në KiE të rezolutës së tij për Ukrainën

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në intervistë dhënë për “Ora News” shpjegoi dhe si do të vijojë puna pas miratimit të rezolutës së tij në Asanblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ku ka kërkuar votën e anëtarëve për Rindërtimin e Ukrainës përmes konfiskimit të aseteve ruse.

Pjesë nga intervista

Propozimi për konfiskimin e aseteve ruse nga ana juaj dhe që u miratua, çfarë ndodh pas kësaj rezolute?

Lulzim Basha: Hapi i radhës janë dy rekomandimet dhe të dyja kaluan me votë unanime 134 me 0, dhe tashmë duhet të veprohet sa më shpejt sipas këtij rekomandimi, i cili parashikon ngritjen e një instrumenti ndërkombëtar për depozitimin e aseteve të ngrira ruse dhe shpërndarjen e tyre sipas kritereve të transparencës dhe llogaridhënies Ukrainës, të gjitha palëve të dëmtuara atje, publike dhe private, dhe për programe ndihme për Ukrainën.

Janë rreth 300 miliardë euro që janë të ngrira në vende të ndryshme nga SHBA-të tek Japonia, pra G 7 kryesisht, dhe këto para dhe asete të jashtëzakonshme janë shumë të nevojshme për Ukrainën në këtë moment.

Ndaj ky është një moment i jashtëzakonshëm për të gjithë por në radhë të parë është një mesazh i qartë për Kremlinin që tregon se Perëndimi dhe Aleanca për Ukrainën jo vetëm nuk është lodhur dhe dorëzuar por për ndërmerr hapa përpara dhe po dëshmon mbështetje pa kushte të Ukrainës.

Dhe sigurisht që votimi i saj ka dhe këtë kuptim, jo thjesht konfiskimi i aseteve ruse, por dhe mbështetje shumë e nevojshme politike dhe unanime për Ukrainën, e cila u përfaqësua nga kryetari i Kuvendit, i cili me fjalën e tij mori dhe mbështetje unanime të Asamblesë Parlamentare.

INTERVISTA E PLOTE

EMISIONET