Bamirësi për Halloween, shtëpia ekstravagante dhe drithëruese në Angli tërheq qindra vizitorë

 Festa e Halloweenit vjen edhe me bamirësi. Në Alnwick të Anglisë, një nga shtëpitë më drithëruese të festës, pret qindra vizitorë, ndërsa të ardhurat shkojnë për organizatat bamirëse që ndihmonë të pamundurit.

Bamirësi për Halloween, shtëpia ekstravagante dhe

Shtëpia e Halloween-it në Alnwick të Northumberland është ndër më të njohurat në Angli për dekorimet e saj ekstravagante çdo vit, me vizitorët që inkurajohen të dhurojnë për bamirësi.    

"Ne kemi ecur shumë këtë vit," tha Charlotte Watson, e cila ka zgjedhur të mbledhë para për “Chameleon Buddies”, një organizatë që ofron mbështetje për njerëzit që jetojnë probleme të lindura, si në MB ashtu edhe në Kenia.

Në vitin e katërt radhazi, 33-vjeçarja tha se ishte një "shpenzim i vlefshëm" për të mbledhur para dhe "t’i bërë të pranishmit të buzëqeshnin".

"Është një bamirësi e re e vogël lokale dhe ne menduam se ky do të ishte një fillim i shkëlqyeshëm për mbledhjen e fondeve të tyre."

E zbukuruar me mbi 6000 paund dekorime, shtëpia e Charlotte Watson është transformuar në një nga banesat më drithëruese të festës. Çdo vit aty mblidhen me qindra vizitorë për të festuar Halloween-in.

Zbukurimi i shtëpive në Angli me rastin e festës së Halloween vjen plot kreativitet, me silueta shtrigash që qendrojnë mbi gardhet e banesave, përballë grumbujve me kunguj të ndriçuar dhe personazheve të frikshëm.

EMISIONET