Autobusi me turistë përplaset me një makinë në Antalia, një i vd*kur dhe 12 të plagosur

Një aksident trafiku ku është përfshirë një autobus turistik ka ndodhur në Antalia, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 12 të tjerë.
Aksidenti ndodhi në autostradën Ikoni-Antalia, kur një autobus që transportonte turistë polakë u përplas me një makinë, duke u përmbysur të dy.
Shërbimet e urgjencës menjëherë shkuan në vendngjarje, ku drejtuesi i makinës u shpall i vdekur.
Dymbëdhjetë pasagjerë të autobusit turistik u plagosën dhe u dërguan në spitalet aty pranë për kujdes mjekësor. Sipas Ministrisë së Jashtme polake, në autobus ndodheshin 30 polakë.

