Asnjë marrëveshje me Iranin, delegacioni amerikan largohet menjëherë drejt SHBA

Asnjë marrëveshje me Iranin, delegacioni amerikan largohet
Avioni “Air Force 2”, me të cilin po udhëton zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, është nisur nga Baza Ajrore Ramstein në Gjermani dhe është në rrugë drejt Uashingtonit.

Ndalesa në Gjermani u bë për furnizim me karburant, ndërsa fluturimi pritet të zgjasë edhe rreth gjashtë orë deri në mbërritjen në kryeqytetin amerikan.

Ndërkohë, asnjë nga anëtarët e ekipit negociator amerikan nuk ka qëndruar në Islamabad, pas dështimit të bisedimeve me Iranin. Në mesin e tyre janë edhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

EMISIONET