Arrestohen edhe 61 anëtarë të Ndraghetas, aksioni i policisë goditi mafian në 7 rajone
61 anëtarë të tjerë të mafies më të fuqishme Ndrangheta, janë arrrestuar nga policia italiane. Ata dyshohen për krime të ndryshme, përfshirë mashtrimin apo trafikun e drogës.
Policia italiane ka arrestuar 61 anëtarë të tjerë të dyshuar të mafies më të fuqishme italiane, Ndrangheta, në 7 rajone.
Ata dyshohen për krimetë ndryshme duke përfshirë mashtrimin dhe trafikimin e drogës.
Më shumë se 500 oficerë policie u përfshinë në operacionin, i cili kishte nën hetim 167 persona, duke përfshirë dhjetëra të tjerë që janë aktualisht në burg.
Javën e kaluar, më shumë se 100 persona u arrestuan në të gjithë Evropën në atë që policia tha se ishte operacioni më i madh që ishte kryer ndonjëherë kundër 'Ndrangheta'.
Dhjetë vende ishin të përfshira, me asete me vlerë 25 milion € (22 milion £) të sekuestruara.
Hetimi zbuloi gjithashtu informacione të reja të rëndësishme për mënyrën se si funksionojnë disa nga nivelet më të larta të grupit - përfshirë gjatë pandemisë Covid.
Një nga bosët e saj të supozuar, Pasquale Bonavota, u arrestua në një katedrale në qytetin verior të Genovas muajin e kaluar.
Qindra mafiozë të tjerë të dyshuar dhe zyrtarë të korruptuar ose janë burgosur ose do të gjykohen ende për përfshirjen e tyre të dyshuar me familjen Mancuso.
Është vetëm një nga 150 familjet që janë pjesë e rrjetit kriminal të Ndrangheta-s, i cili ka tejkaluar Cosa Nostran si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe vepron në më shumë se 40 vende të botës.
Hetuesit italianë dhe belgë besojnë se grupi i krimit kontrabandoi afër 25,000 kg kokainë midis tetorit 2019 dhe janarit 2022 dhe dërgoi më shumë se 22 milionë euro nga Kalabria në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut.