Alexei Navalny u vra nga një "grusht në zemër"
Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny u vra me “një grusht në zemër”, një teknikë nga ish-agjentët e forcave speciale të KGB-së, pasi u ekspozua ndaj kushteve të ngrirjes për disa orë, sipas Këtë “The Times” duke cituar Vladimir Osechkin, themeluesin e grupit të të drejtave të njeriut Gulagu.net.
Sipas Osechkin, mavijosjet e gjetura në trupin e Navalny, kundërshtarit te Putinit janë të pajtueshme me teknikën e “një grusht në zemër”.
“Para vdekjes së tij, Navalny, 47 vjeç, ishte detyruar të kalonte më shumë se dy orë e gjysmë në një hapësirë izolimi të jashtëm ku temperatura ishte minus 27 gradë”, tha Osechkin.
Si rregull, të burgosurit nuk mbahen jashtë për më shumë se një orë.
“Një gjykatë në veriun e largët të Rusisë do të mbajë një seancë muajin e ardhshëm, pasi nëna e Navalny ka paraqitur një ankesë. Ajo nuk është lejuar të shohë trupin e djalit të saj”, thanë bashkëpunëtorët e tij.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, gjykata ka marrë një ankesë për “veprime të paligjshme” dhe seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
“Gjykata në qytetin arktik të Salekhard do të dëgjojë çështjen më 4 mars”, thanë zyrtarët.
Kreu i fondacionit kundër korrupsionit të Navalny, Ivan Zhdanov, njoftoi dje se Lyudmila Navalnaya kishte paraqitur një ankesë duke akuzuar Komitetin Hetues Rus për mosveprim në dorëzimin e trupit të disidentit.
Navalny ishte kundërshtari kryesor politik i Putinit. Ai vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik ku u mbyll për arsye politike./ATSH-ANSA/