Izrael, Parlamenti vë veton ndaj njohjes së njëanshme të Palestinës

Izrael, Parlamenti vë veton ndaj njohjes së njëanshme të

Parlamenti i Izraelit ka kundërshtuar njohjen e njëanshme të shtetit palestinez, me 99 vota në favor nga 120 në total.

“Knesset votoi sot me një shumicë të madhe kundër përpjekjes për të diktuar krijimin e një shteti palestinez”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pasi Partia e tij konservatore “Likud” publikoi rezultatet e votimit.

Ai përgëzoi anëtarët e Knesset-it të cilët votuan pro propozimit të tij.

Kabineti i Netanyahut miratoi njëzëri një deklaratë të dielën, e cila kundërshton marrëveshjen e paqes me palestinezët e imponuar nga palët ndërkombëtare.

“Vetëm negociatat e drejtpërdrejta midis dy palëve pa parakushte mund të çojnë në një zgjidhje per paqen”, thuhet në deklaratë.

Media raportoi më herët se SHBA-ja dhe aleatët e tjerë gjithashtu mund të njihnin shtetin palestinez pa miratimin e Izraelit.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor në vitin 1967. Sot, rreth 700 000 kolonë izraelitë jetojnë midis 3 milionë palestinezëve.

Palestinezët pretendojnë territoret për një shtet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Kombet e Bashkuara i dhanë Palestinës statusin e shtetit vëzhgues në vitin 2012. Nga 193 shtete anëtare të OKB-së, 139 e kanë njohur deri tani Palestinën si shtet të pavarur. Gjermania dhe SHBA nuk janë mes tyre.

EMISIONET