AEROPORT NË MES TË LUGINËS / Pritet do të lehtësojë qasjen në Machu Picchu dhe të rrisë vizitorët
Një aeroport i ri ndërkombëtar në Luginën e Shenjtë të Perusë synon të rrisë vizitorët dhe të sjellë përfitime ekonomike, por projekti ngre shqetësime për humbjen e tokave bujqësore, ndikimet mjedisore dhe kërcënimin ndaj trashëgimisë kulturore. UNESCO paralajmëron se menaxhimi i pamjaftueshëm mund të rrezikojë statusin e Machu Picchut si Trashëgimi Botërore.

Një aeroport i ri ndërkombëtar po ndërtohet pranë qytetit historik të Chinchero-S, në Luginën e Shenjtë të Perusë, një zonë e njohur për trashëgiminë e veçantë kulturore.
Qeveria peruanë shpreson se ai do të lehtësojë qasjen për vizitorët dhe do të rrisë turistët deri në 200%, por projekti po ndeshet me kundërshtime të forta nga komunitetet lokale, arkeologët dhe ambientalistët.
Tradicionalisht, vizita në Machu Picchu kërkon udhëtime të gjata: shumë turistë e arrijnë në këmbë përmes ecjes katër-ditore.
Aeroporti Chinchero do të lejojë vizitorët të shmangin vonesat duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit.
Megjithatë, ndërtimi ka zgjatur më shumë se një dekadë dhe përfundimi pritet të jetë në fund të vitit 2027.
Sipas Ministrisë së Transportit të Perusë, aeroporti ka krijuar mbi 5,000 vende pune ndërtimi dhe mund të përfitojnë rreth një milion banorë të lidhur me turizmin. Ai do të mundësojë deri në tetë milion vizitorë në vit, duke sjellë potencial për hotele dhe biznese lokale.
Por kritikët paralajmërojnë për rrezikun ndaj lumenjve, habitatit të kafshëve dhe vendeve arkeologjike të njohura atje si pre-inka dhe inka.
Toka bujqësore po humbet. Tani shohim shtëpi kudo në vend të fushave me misër, patate dhe quinoa. Me aeroplanët që do të fluturojnë, zona do të ndryshojë krejtësisht, paralajmërojnë ekspertët.
UNESCO ka paralajmëruar se menaxhimi i pamjaftueshëm mund të rrezikojë statusin e Machu Picchu si Trashëgimi Botërore.
Edhe pse aeroporti do të sjellë më shumë vizitorë, specialistët thonë se sfida kryesore mbetet menaxhimi i turizmit dhe mbrojtja e mjedisit dhe trashëgimisë.

