13 tërmete në pak minuta nxjerrin banorët të tmerruar në SHBA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2024, 22:36
13 lëkundje sizmike në pak minuta janë regjistruar në Kaliforni sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti i parë u regjistrua pak pas mesnatës në veriperëndimin e El Centro, një qytet në rajonin kufitar jugor dhe kishte një magnitudë 4.8 Rihter.
Zona u godit me një pasgoditje 4.5 vetëm gjashtë minuta më vonë, e cila u pasua më pas nga një seri lëkundjesh më të vogla, me origjinë në perëndim të Detit Salton.
Tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët, një pjesë e të cilëve zgjodhi të kalojë natën jashtë.