100 MLD USD NË AR, DIAMANTE E RUBIN! 7 persona nën akuzë për grabitjen më të madhe në SHBA

Shtatë burra nga Kalifornia janë vënë nën akuzë për atë që cilësohet “grabitja më të madhe të bizhuterive në historinë e SHBA-së”, një ngjarje e vitit 2022 kur u vodhën bizhuteri, ar dhe orëve luksoze me vlerë 100 milionë dollarë.
Ngjarja kishte mbetur mister për gati tre vite.
Sipas autoriteteve, autorët e ndoqën kamionin që transportonte bizhuteritë për 485 kilometra, nga San Francisko deri në Kaliforni ku kryen goditjen.
Kur shoferi ndaloi për një pushim ata vodhën 24 çanta me vlerë rreth 100 milionë dollarë, sipas dokumenteve gjyqësore.
Grabitja u zbulua kur shoferi u kthye dhe pa se dryni i jashtëm mungonte – besohet se ishte prerë me sharrë.
Aktakuza nuk sqaron se si grabitësit arritën të hynin në kamion, por Autoritetet thanë se grabitësit nuk përdorën armë
Të 7 do të përballen me dy akuza për komplot për të kryer vjedhje nga dërgesa ndërshtetërore ndërsa pesë prej tyre përballen edhe me akuzën për komplot për një tregti me anë të grabitjes, tha zyra e prokurorit në një njoftim për shtyp.
Duke shpallur akuzat Departamenti i Drejtësisë tha se një nga të dyshuarit kishte vëzhguar për disa ditë panairin e bizhuterive pranë San Franciskos në vitin 2022 dhe më pas, së bashku me bashkëpunëtorët, realizoi grabitjen në orët e para të 11 korrikut.
Disa nga bizhuteritë u arrit të gjenden gjatë disa kontrolleve në zabtim të vendimit të Gjykatës, por që avokat që përfaqëson disa prej pronarëve i tha BBC-së se nuk e dinte saktësisht sa ishte rikuperuar.


