FBI dha informacionin/ Policia gjermane arreston 20-vjeçarin për ab*zim në internet me ...

Një 20-vjeçar i akuzuar për abuzim me fëmijë me probleme të shëndetit mendor në internet dhe për nxitjen e njërit prej tyre drejt vetëvrasjes, është arrestuar në Gjermani pas një informacioni nga Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së, thanë zyrtarët të mërkurën.
Shefi i policisë në qytetin verior gjerman të Hamburgut, Falk Schnabel, tha në një konferencë për shtyp, se më shumë se 120 veprat penale për të cilat akuzohej i riu, nxorën në pah "humnerën e pabesueshme të abuzimit seksual, që është pothuajse e padurueshme".
20-vjeçari akuzohet se është anëtar kryesor i një grupi shfrytëzimi online të quajtur 764 që synon njerëzit vulnerabël, përfshirë fëmijët, me taktika të dizajnuara për të shkaktuar vetëlëndim, tha policia në një deklaratë të veçantë.
Autoritetet e Hamburgut nisën një hetim kundër tij pas një informacioni nga FBI-ja, e cila po hetonte një vetëvrasje të një adoleshenti.
I dyshuari i paidentifikuar akuzohet se ka detyruar fëmijët dhe adoleshentët të kryejnë akte seksuale me veten para një kamere dhe se ka lënduar veten, duke gdhendur simbole dhe shkronja në lëkurën e tyre me thika, sipas deklaratës së policisë.
Më vonë ai e përdori atë pamje filmike për t’i shantazhuar viktimat e tij që të lëndoheshin edhe më rëndë, gjë që rezultoi në vetëvrasjen e një djali 13-vjeçar, thuhet në deklaratën e policisë./ Reuters.


