Sulm me thikë në New York, 4 viktima, mes tyre dy fëmijë
Katër persona, përfshirë dy fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në Queens, New York.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa menjëherë pas njoftimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjeti viktimat në një shtëpi që i ishte vënë zjarri.
I dyshuari goditi me thikë dy policë para se të qëllohej nga njëri prej policëve të plagosur, i cili më pas u dërgua në spital, por u deklarua i vdekur pas mbërritjes.
Në një konferencë për shtyp në Spitalin Xhamajka, policia konfirmoi se ata morën një telefonatë 911 në 05:10 me orën lokale (10:10 GMT), kur një “telefonuese e re femër deklaroi se kushëriri i saj po vret anëtarët e familjes së saj”, raporton BBC.
Dy oficerë u dërguan në adresën e njoftuar, ku panë një mashkull që po dilte jashtë me bagazhe, të cilët u përpoqën të flisnin me të, por ai nxori një thikë, duke goditur një oficer në qafë dhe gjoks. Ndërsa oficerin e dytë e qëlloi në kokë.
Njëri nga oficerët ka mundur të nxjerrë armën e tij dhe ka qëlluar të dyshuarin. Kur më shumë oficerë u dërguan në vendngjarje, ata gjetën një vajzë 11-vjeçare në pjesën e përparme të shtëpisë. Ajo u dërgua në spital, por më vonë vdiq nga plagët e marra.
Pasi zjarrfikësja e New York mbërriti në vendngjarje, shërbimet e urgjencës gjetën trupat e tre personave të tjerë brenda shtëpisë: një djali 12-vjeçar, një femër 44-vjeçare dhe një mashkull rreth të 30-tave.
Një grua 61-vjeçare u dërgua në spitalin Mount Sinai me plagë të shumta me thikë. Policia beson se të gjitha viktimat kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë dhe nga vendi i ngjarjes është nxjerrë një thikë kuzhine.
Policia e New York e quajti të dyshuarin si Courtney Gordon 39-vjeçar, që kishte një arrestim paraprak për dhunë në familje në Bronx. Ai ishte duke vizituar anëtarët e familjes së tij në Queens në kohën e sulmit. Policia gjithashtu njoftoi se hetimet po vijojnë, por personi që ka telefonuar në 911 po intervistohet në komisariat.