Sulm me shigjeta në Norvegji/ Disa të vdekur, helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca në vendngjarje

Sulm me shigjeta në Norvegji/ Disa të vdekur, helikopterë dhe

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe të tjerë janë plagosur pasi një burrë doli në rrugë me një hark dhe shigjeta dhe nisi të sulmojë qytetarët në Norvegji, sipas policisë lokale.

I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.

"Burri është kapur ... nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm," u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas.

"Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur."

Ai nuk pranoi të komentojë numrin e viktimave, por tha se kishte "disa skena krimi".

Mediet lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.

"Ministrja e Drejtësisë dhe sigurisë publike e Norvegjisë, Monica Maeland, ka marrë përditësime mbi sulmet dhe po monitoronte nga afër situatën," tha ministria./OraNews/ 

Sulm me shigjeta në Norvegji/ Disa të vdekur, helikopterë dhe

EMISIONET