Krim horror, burri i pret kokën gruas dhe e filmon, poston videon në rrjetet sociale

Krim horror, burri i pret kokën gruas dhe e filmon, poston videon në

Një krim horror ka ndodhur në Iran. Agjencia e lajmeve iraniane ILNA ka raportuar se  një burrë bashkë me vëllain e tij, i ka prerë kokën gruas së tij dhe më pas ka postuar video me të në rrjetet sociale.

Raporti tha se dy vëllezërit u arrestuan 4 orë pas vrasjes të shtunën, 5 shkurt në qytetin jugperëndimor të Ahvazit. Dhjetëra mijëra njerëz e panë videon në mediet sociale, e cila tregonte një burrë që mbante një thikë të madhe në njërën dorë,  ndërsa mbante një kokë të prerë me flokë të gjatë në dorën tjetër.

ILNA citoi një oficer policie, kolonel Sohrab Hosseinnejad, i cili tha se “të pandehurit kanë pranuar vrasjen gjatë hetimeve policore dhe janë prezantuar para autoritetit gjyqësor”.

Raporti përmendi problemet familjare si motivin e mundshëm, por shtoi se çështja është nën hetim. Policia nuk i bëri të ditur emrat e burrave dhe nuk dha hollësi të mëtejshme mbi vrasjen apo kush e filmoi videon.

Një dhunë e tillë është e rrallë në Iran, shkruan abcnews

Në prill të vitit 2021, një burrë 50-vjeçar qëlloi për vdekje djalin e tij nëntë-vjeçar  ndërsa vitin 2020, në provincën veriore të Gilanit, një baba i preu kokën vajzës së tij sepse nuk e miratonte të dashurin e saj.

EMISIONET