72 pyetje për Metën, sot seanca e tretë në Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit

Gjykata Kushtetuese këtë të hënë, 7 shkurt do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen e mbetur pezull për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Seanca e tretë për shkarkimin e Presidentit pritet të fillojë në orën 10:00. 

Në të njëjtën kohë kur juristët e Presidentit do të jenë para gjyqtarëve të Kushtetueses, Ilir Meta do të lexojë publikisht përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga anëtarët e Gjykatës.

Presidenti ka vendosur të mos marrë pjesë në seancë.

Më 3 shkurt Presidenca paraqiti një dosje prej 140 faqesh ku vihej në pikëpyetje legjitimiteti i Parlamentit që shkarkoi Presidentin, ndërsa mazhoranca socialiste u akuzua për hakmarrje politike. 

Parashtrimet e Presidencës nuk bindën trupën gjykuese e cila ju drejtua me një sërë pyetjesh.

Ditën e enjte, 3 shkurt përfaqësuesi i Presidentit, kërkoi 48 orë kohë, për të përgatitur përgjigjet për 72 pyetjet që i drejtuan gjyqtarët.

Pavarësisht se përfaqësuesja ligjore e kuvendit, Klotilda Bushka propozoi dy orë kohë, pasi u tërhoq për vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e shtyrjes së seancës dhe caktoi datën e sotme (7 shkurt) ora 10:00.

Ndër pyetjet që i bënë Presidentit është dhe krijimi i platformës "denoncon zgjedhjen."

Parlamenti me shumicë votash të socialistëve në qershor miratoi shkarkimin e Presidentit Meta.

Lexo pyetjet që ju bënë Presidentit

EMISIONET