Shkaterrohet rrjeti që çonte klandestinë në SHBA e Britani, emrat e të arrestuarve
Një rrjet i mirëfilltë kriminal i cili merrej me kontrabandimin e personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar është shkatërruar në kuadër të një megaoperacioni që u ndërmor gjatë orëve të natës së kaluar dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm (17 mars)
Bëhet fjalë për 7 grupe të strukturuara kriminale të cilat operonin në Shqipëri dhe 9 shtete të tjera, të cilët kontrabandonin persona kundrejt shumave 7 mijë paund deri në 30 mijë dollarë.
Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë ka kërkuar në gjykata dhe ka nxjerrë Urdhëra Ndalimi për 51 shtetas shqiptarë të implikuar, nga të cilët janë ekzekutuar 39 të tillë dhe 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të arrestuarve janë dhe 4 policë, ndersa mes personave te shpallur ne kërkim jane dhe dy shtetas bullgare.
Shtetet ku vepronin grupet kriminale dhe si u kontrabanduan 1 mije shqiptare
Drejtori i Policisë së Shtetit doli në një konferencë për shtyp mesditën e sotme për të dhënë detaje të operacionit.
Ardi Veliu: "Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së."
Si vepronin?
Burimet policore thanë për Ora News se rrjeti kriminal dyshohet se dublifikonte pasaportat e shqiptarëve që jetonin në vendet e BE-së. Trafikantët u merrnin identitetet dhe vendosnin fotografitë e personave që dërgonin në SHBA. Më tej, nga vendet e BE-së shqiptarët shkonin në SHBA.
"Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së" deklaroi Veliu
Itinerari
Ata përdornin iteneraret:
•Shqipëri – Itali - Mbretëri e Bashkuar
•Shqipëri - Francë - Mbretëri e Bashkuar
•Shqipëri - Bullgari - Belgjikë - Republika Domenikane - SHBA / Kanada
•Shqipëri - Spanjë - Amerika Latine - SHBA/Kanada
Te arrestuar
1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24.Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30.Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë - Peshkopi.
Arrestohen dhe 4 efektive policie
Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
•Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
•Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.
Dy bullgaret e shpallur ne kerkim
Njëkohësisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 12 shtetasve tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, nga këta 2 shtetas janë me shtetësi dhe kombësi bullgare (B.S, I.F, S.H, E.K, P.K, S.K, SH.K, A.Ç, A.E, J.SH, B.K dhe M.V)
Sekuestrimet
Gjatë kontrollit të ambjenteve dhe vendeve të dyshuara që përdoreshin nga autorët, janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale si:
•10 njësi qendrore (kompjuteri)
•8 printera lazer me ngjyra
•15 laptopë, 3 I-padë,
•56 aparate telefonash
•17 automjete
•5,600 euro, 1,000 $ dhe 3 400 000 lekë
•5 pasaporta ndërkombëtare shqiptare
•Sasi dokumentash të ndryshme, si pasaporta e karta ID të kombësive të ndryshme, vula dhe elementë stampimi
•1 armë zjarri automatike model 56 dhe 13 fishekë
•1 armë gjahu.
Materialet hetimore në lidhje me ndalimin e këtyre personave dhe provat materiale të sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Operacioni u kodua “One If - By Land”
Operacioni u kodua “One If - By Land”. Në konferencën për median, në krah të drejtorit të policisë Ardi Veliu ishin edhe Prokurori i Krimeve të Rënda që ka ndjekur çështjen, 2 agjentë speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, përfaqësuesi i organizatës policore SELEC me qendër në Rumani, përfaqësuesi i policisë spanjolle, dhe drejtues të Policisë së Shtetit të angazhuar në operacion
I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.
Operacioni u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve. Dogana dhe Mbrojtja Kufitare - Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.
Partnerë të tjerë që kanë asistuar dhe kontribuar në këtë operacion janë Agjencia e Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.
U shkaterruan 7 ne 1
Permes nje postimi ne twitter ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se operacioni u krye si bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë
Fatmir Xhafaj shkruan: Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë. Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj Policia eShtetit .
Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale.
Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit.
