Bardhyl Hoxha për Ora News: Kam ngrënë bukën e Francës dhe Italisë, nuk e shkel me këmbë
Bardhyl Hoxha i cili nga mediat italiane u akuzua për terrorizëm tha në një lidhje telefonike për Ora News se ndaj tij u vërtetua se nuk ka asnjë akuzë. Hoxha tha se u paraqit vullnetarisht në policinë e Nancyt, ku iu komunikua se ndaj tij s'ka asnjë akuzë.
Bardhyl Hoxha: Nuk kam asnjë akuza deri tani, unë u paraqita në polici me vullnetin tim. Sot në orën 2 më thirrën dhe u paraqita u verifikua dhe çdo gjë është në rregull. Unë nuk kam pasur ndërmend të bëj një gjest të tillë. Unë kam ngrënë bukën e Italisë dhe bukën e Francës dhe nuk e shkel me këmbë kurrë sa të jem gjallë.
Hoxha tha se ka paditur dy mediat shqiptare dhe një italiane, pasi i kanë sjellë shqetësim në familje për një çështje, që ai pretendon se nuk ka lidhje.
Bardhyl Hoxha: Unë jam paraqitur vetë në polici dhe nga policia franceze nuk ka asnjë thirrje që jam akuzuar, asgjë. Kam qenë sot në Gjykatë dhe padita të dyja mediat shqiptare dhe italiane. Kërkoj imazhin, sepse kam 3 ditë që as kam ngrënë qas kam pirë, familja është shumë e shqetësuar. Kam 5 fëmijë që unë kam gati që i ri prapa me sport dhe ku paskam lëviz unë për të bërë atentate. Nuk arrij dot ta shpjegoj sepse jam i stresuar derisa të mbyllet ky muhabet.
Hoxha tha se nuk e ka idenë se përse emri i tij ka dalë në një çështje të tillë. Ndërsa hodhi poshtë pretendimin se ka dhënë dy data të ndryshme të lindjes së tij.
