Shkodër: Lirohet nga qelia Behar Bajri
Gjykata e Shkodrës ka liruar Behar Bajrin. Gjykata vendosi të ndryshojë sot masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje".
Mësohet se Behar Bajri nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.
SPAK fillimisht shpalli moskopetencën për dosjen e grupit Bajri duke bërë që të bien akuzat për grup të strukturuar kriminal. Çështja erdhi në gjykatën e Shkodrës, ku para nje muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi.
Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit të pasurisë për të cilen u kërkua një muaj shtyrje e afatit. Pas këtij afati që perfundoi, gjykata vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë.
Bajri u ekstradua nga Holanda më 27 korrik të vitit 2017.
Akuzat ndaj Behar Bajrit
- Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, caktoi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit", "Organizimi i llotarive të palejuara", "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë", kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal" parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.
- Behar Bajri akuzohet dhe për vrasjen e bashkëshortes së tij 15 vjeçare, Fabiola me datë 26.06.2002 . Në banesën e Behar Bajrit u gjet e vrarë 15 vjeçarja. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët dhe se autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.
Te gjitha lajmet mbi grupin kriminal "Bajri"
