Policia dhunë ndaj qytetarëve dhe gazetarëve, Basha e Kryemadhi këmbëkryq në rrugë
Shembja e Teatrit Kombëtar u duk se qetësoi edhe protestën e artistëve. Por një grup të rinjsh vendosën të mos hiqnin dorë nga protesta duke bllokuar rrugën.
Pas qëndresës paqësore, policia kërkoi largimin, pasi bllokime të tilla janë të ndaluara. Kjo ka sjellë rikthimin e përplasjeve, por edhe të të shoqëruarave.
Dhunë është ushtruar edhe drejt mediave dhe gazetarëve të Ora News, të cilët janë në krye të detyrës.
Nuk munguan as shoqërimet, që sipas protestuesve ishin persona të sëmurë.
Protestës iu bashkua edhe Kreu i PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të opozitës të cilët u shprehën të vendosur për protesta.
Ora 17:32 Basha: Zemërimi i popullit po fryhet, qytetarët të derdhen sonte në rrugët e Tiranës
"I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të derdhet në rrugët e Tiranës. Sonte është nata për të treguar që Tirana nuk bie, por ngrihet.", tha Basha.
Ora 17:20 Idrizi: Opozita do organizojmë çdo ditë protesta
"Ne do të jemi çdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve të Tiranës që tashmë nuk po reagojnë thjesht dhe vetëm për teatrin, por për demokracinë. Ne si opozitë e bashkuar do organizojmë protesta përditë. Nëse flasim për pandemi ne e shikojmë sjelljen e policisë arrogantë. Është detyrë e opozitës të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse opozita nuk e bën do të thotë që opozita duhet të ikë në shtëpi dhe të dalin qytetarët|, u shpreh Idrizi.
Ora 17: 09 Kryemadhi këmbëkryq në rrugë thirrje të gjithëve të bashkohen në qëndresë: Bllokoni rrugen
"Unë do ta shkel ligjin e Edi Ramës. Do qëndroj këtu sa të kemi mundësi. Unë mendoj se ky është reagimi im i momentit. Nuk i njoh ligjet e Edi Ramës. Nuk e njoh as Edi Ramën as kush është me Edi Ramën. Është territori i Shqipërisë dhe jo i Serbisë. Vetëm një serb mund të prishë Teatrin Kombëtar ", u shpreh Kryemadhi.
Ora 17:00 Kryemadhi bllokon rrugën: Qytetarët të bashkohen! Nuk i njoh ligjet e Ramës
Çfarë ndodhi sot paradite, nga shembja e Teatrit Kombetar deri tek vendimi i opozitës për protesta




