Kryemadhi këmbëkryq në rrugë thirrje të gjithëve të bashkohen në qëndresë: Bllokoni rrugen
Sërish vijojnë përplasje mes policisë dhe qytetarëve të cilët kanë dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Tensionet vijojnë të shtohen teksa policia ka pasur përplasje dhe me gazetarët.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ndodhet në bulevard i bën thirrje të gjithë shoqërisë civile dhe partive politike që t'i bashkohen kësaj rezistence.
Gjithashtu ajo ka komentuar edhe për dhunën e ushtruar nga policia duke thënë se do e kthejë personale.
Kryemadhi: Edi Rama mendon se ka fituar. Mendon që e prishi një godinë. Mendon se historinë e shqiptarëve ta ndryshojë me historinë e Vuçiçit. Ai teatër vërtetë vërtetë është rrënojë. Ai është përgjegjësi e të gjithë neve bashkë. Do vazhdoj ta bëj me dinjitet qëndrimin tim. I bëj thirrje të gjithë shoqërisë civile, partive politike të vinë këtu. Të ishin atje në mëngjes siç ishin artistëve. Boll morën projekte dhe bëjnë fjalime për mbrojtjen e teatrit. Ose përndryshe ta mbyllin gojën. Ta mbaj mend që në burg do shkojë. Ta mbajnë mend të gjithë aqta policë që kanë dhunuar gazetarë, artistë dhe studentë. Nuk i frikëson Edi Rama studentët. Do t'i bëjmë personale. Nëse ka policë që nuk ka bukë të hanë dhe të gënjehen e dy lekë le të vazhdojnë. Mua këtu më kanë, unë do bëj detyrat e mia. Unë do të ulem këtu.
