Sekuestrohen 100 kokrra ekstazi dhe euro në Vlorë
Policia në Vlorë ka sekuestruar 100 kokrra ekstazi dhe para gjatë operacionit antidrogë 'Drimadha.
Ndërsa është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike, 22-vjeçari me iniciale S. K., nga Tirana.
"Gjatë kontrollit fizik, 22-vjeçarit S. K., iu gjetën 100 kokrra lëndë narkotike e dyshuar "Ekstazi" (drogë stimuluese) si dhe një sasi valute prej 525 eurove dhe 60.000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes,"-raporton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".